Barcelonës i janë shfaqur probleme me mbrojtësin Eric Garcia, i cili e ka lënduar gishtin e dorës së djathtë dhe duhet patjetër t’i nënshtrohet operimit, ka konfirmuar klubi spanjoll të enjten.
Operimi do të kryhet të premten, ndërsa mbrojtësi pritet që ta humbë sezonin aktual.
Të lënduar te Barça janë edhe Ronald Araujo, Gerard Pique, Pedri, Nico Gonzalez, Sergino Dest dhe Sergi Roberto.
Të martën janë suspenduar Frenkie de Jong dhe Jordi Alba.
Në La Liga kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.