Federata Atletike e Kosovës (FAK) gjatë këtij viti ka mbajtur dy mitingje të hapura në shtegun e atletikës në stadiumin olimpik "Adem Jashari". Por, rezultatet e dala nga shtegu i atletikës në Mitrovicë nuk pranohen nga asociacionet ndërkombëtare të atletikës.
Shkak është moslicencimi i shtegut të atletikës, megjithëse është renovuar së fundi dhe për të janë harxhuar afër 400 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtegu i atletikës në "Adem Jashari" nuk i plotëson as për së afërmi kriteret e kërkuara ndërkombëtare.
"Rezultatet e arritura në dy mitingjet e organizuara në shtegun e atletikës në Mitrovicë regjistrohen, por për jashtë nuk pranohen sepse shtegu nuk i plotëson kriteret ndërkombëtare", ka thënë, të martën, për gazetën sekretari i përgjithshëm i FAK-ut, Abdurrahman Shkodra.
Por, Shkodra ka thënë se këto mitingje të organizuara në Mitrovicë kanë pasur qëllim të mirë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.