San Francisco, dhjetor - Corey Bellemore është definicion i një kampioni modest. Ai gati sa nuk kërkon falje për madhështinë në disiplinën e tij sportive. Ndoshta arsye është pasi që kanadezi 22-vjeçar ka krijuar një dominim në dy vjetët e fundit në një disiplinë që nuk ka planifikuar të marrë pjesë fillimisht, shkruan Koha Ditore.
Bellemore është kampion në vrapimin e një milje (1.6 kilometra) duke pirë katër kënaçe birrë. Disiplina e preferuar e kanadezit ishte vrapimi në 1.500 metra, por ai iu përkushtua një gare të pazakontë.
Në nëntor të këtij viti Bellemore vendosi rekordin e tretë të botës në këtë disiplinë, duke përfunduar garën me kohë 4:33.6 minuta. Ai është njeriu i vetëm që ka kaluar këtë garë nën 4:40 minuta. Në të vërtetë nga koha 4:33.6 minuta, koha efektive e vrapimit ishte 4:03 minuta, pasi 30 sekonda të tjera i kaloi duke pirë nga katër kënaçe me birrë, secila 355-mililitërshe.
"Unë nisa thjesht për argëtim. Por me të marrë pjesë një herë në garë i thashë vetes ndoshta mund të merrem në mënyrë aktive me këtë dhe mendova se mund të jem mjaft i mirë", thotë Bellemore.
Ai tashmë ka arritur në atë nivel, saqë ka sponsor "Adidasin", kompani kjo që kujdeset për atletet e tij, pastaj ka sponsor të birrës "Flying Monkeys Brewery" dhe ka sponsor të ushqimit... (shkrimin e plotë e gjeni në numrin festiv të “Kohës Ditore” për Vitin e Ri)