Ciryl Gane është bërë luftëtari i parë nga Franca që ka fituar titull kampioni në UFC.
Gane ka fituar titullin e përkohshëm të kategorisë së rëndë në UFC, që është seria më e madhe e Arteve Marciale të Përziera.
31-vjeçari e mposhti të shtunën mbrëma amerikanin Derrick Lewis në mbrëmjen e mbajtur në Houston.
Ishte vetëm lufta e dhjetë e Ganes si profesionist në artet marciale të përziera.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar”, ka thënë Gane, që fitoi me nokaut teknik në raundin e tretë.
Artikuj të ngjashëm
-
Jones dominon ndaj Ganes fiton titullin e UFC-së në peshën e rëndë
-
Ngannou mposht Ganen, mbron titullin në peshën e rëndë në UFC
-
Moreno, luftëtari i parë nga Meksika që fiton titull në UFC
-
Ngannou nokauton Mioçiqin, fiton titullin e kampionit në kategorinë e rëndë në UFC
-
UFC, Strickland ia shkakton humbjen e parë Chimaevit