Jo të gjithë futbollistët kanë pasur eksperienca të mira me Barcelonën.
Aleksandër Hleb mbërriti me pritshmëri të mëdha në Barcelonë. Bjellorusi u largua nga Arsenali në 2008 për t’iu bashkuar Pep Guardiolës te Barcelona.
Tani në moshën 37-vjeçare ai zbulon detaje të tjera, që ndoshta ndikuan në karrierën e tij.
“Kur u thashë miqve të mi se Barcelona më kishte ofruar një kontratë, ata më thanë ‘Je i çmendur? Barça është klubi më i mirë në botë’. Megjithatë unë isha i gëzuar tek Arsenali, pasi zgjohesha me buzëqeshje. Flamini, Rosicky, Fabregas dhe Van Persie ishin shokët e mi më të mirë, ne ishim si vëllezër”, shpjegon ai.
Më pas Hleb u transferua në Spanjë por jo gjithçka shkoi ashtu siç kishte menduar. Nuk ishte pjesë e formacionet bazë dhe më pas erdhën huazimet e njëpasnjëshme.
“Arrita shumë por kam bërë gabime dhe nuk jam 100% i kënaqur me karrierën time. Barcelona ishte vendim i vështirë dhe e konsideroi një gabim pasi kam humbur vitet e mia më të mira”, theksoi Hleb.