David de Gea i Manchester Unitedit e Jordan Pickford i Evertonit kanë përjetuar momente të mira dhe të këqija në ndeshjen e të dielës në Premier League, shkruan agjencia Reuters të dielën, transmeton Koha.net.
Gabimet e tyre kanë realizuar me gola, para se të bënin pritje të mëdha. Ndeshja në “Goodison Park” të Evertonit përfundoi 1:1.
De Gea i dhuroi Evertonit golin e epërsisë në minutën e 3-të, kur u vonua në largim të topit dhe ia zuri sulmuesi i Evertonit, Dominic Calvert-Lewin që realizoi për 1:0.
Manchester Unitedi barazoi rezultatin me një gol nga distanca të shënuar nga Bruno Fernandes, që e zuri portierin e Evertonit, Pickford të pozicionuar keq.
Të dy portierët në vazhdim të ndeshjes bënë pritje vendimtare, e në veçanti Pikcford, që bëri dy ndalje spektakolare në minutën e fundit të takimit.
Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka thënë se nuk do të flas me Pickfordin për gabimin dhe se këto gabime janë pjesë e lojës së portierit.
“Ai ka qenë mjaft i mirë. Nuk dua të gjykoj përformancat individuale. Ai është munduar të jap më të mirën, nganjëherë ishte mirë dhe nganjëherë ka mundur të jetë më mirë, por kjo është jeta e portierit”, ka thënë Ancelotti, që në fund të ndeshjes mori karton të kuq, pasi protestoi për anulim të një goli të Evertonit.
De Gea po ashtu ishte mjaft i mirë deri në fund të ndeshjes. Por, gabimi i bërë në fillim të ndeshjes e bëri atë shënjestër të kritikëve. Ishte gabimi i shtatë i De Geas që ka rezultuar me gol që nga stinori i kaluar.
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole-Gunnar Solskjaer është pyetur pas ndeshjes nëse De Gea do të ketë luftë për vendin e titullarit me Dean Hendersonin stinorin e ardhshëm. Henderson është duke impresionuar te Sheffield United këtë stinor, ku është i huazuar.
“Ne duam të kemi skuadrën më të mirë të mundshme te Manchester Unitedi dhe Dean është portier i yni. Ai po luan mjaft mirë dhe në ditën kur kthehet ai do të luftojë për një vend. Por, Davidi ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer, duke bërë disa pritje vendimtare. Davidi për mua është portieri më i mirë në botë. Ne duam një skuadër që është plotë kualitet dhe duam të kemi garë nga brenda. Unë i besoj qind për qind Davidit”, ka deklaruar Solskjaer.