Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka luajtur pa gola në ndeshjen miqësore kundër Holandës të hënën mbrëma.
Megjithatë lojën e hapur dhe me raste të shumta, as Holanda e as Kosova nuk arritën të shënojnë gol.
Në fakt, në pjesën e dytë, Kosova lëshoi dy mundësi të arta pasi dy herë dështoi nga penalltia.
Kosova edhe të martën, do ta luajë një ndeshje tjetër miqësore kundër Holandës.