Futbollistja Liridona Syla i ka dhënë fund karrierës. Klubi Mitrovica i ka ndarë Sylës një mirënjohje për kontributin e dhënë në futbollin e femrave. Pjesë e KFF Mitrovica, Syla ka qenë pesë vjet, ndërsa ka luajtur edhe për Kosovën.
Ajo më herët ka luajtur edhe për Drenicën, Hajvalinë dhe Prishtinën.
“Klubi ynë është mirënjohës për kontributin e saj andaj edhe bashkëpunimin me Liridonën nuk e ndërpret këtu, në një marrëveshje dypalëshe do t’i ofrohet një detyrë e re ne klub”, shkruan në njoftimin e klubit Mitrovica.
Artikuj të ngjashëm