Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollisti ukrainas suspendohet për një vit për shkak të dopingut

Sulmuesi i Ukrainës, Artem Biesiedin është dënuar me një vit moslojë nga UEFA pasi ka dalë pozitiv në testin anti-doping.

Biesiedin 24-vjeçar, doli pozitiv në testin që e bëri pasi luajti për Dynamo Kievin ndaj Malmos në fazën grupore të Ligës së Evropës, në nëntor.

Suspendimi vlen prej 19 dhjetorit, kur edhe ishte pezulluar përkohësisht. Lojtari nuk ka paraqitur ankesë, ka njoftuar BBC.

Biesiedin ka dy gola për Ukrainën, ndërsa do të jetë në gjendje të luaj në Evropian, pas shtyrjes së turneut të madh për vitin e ardhshëm.