Për shumicën e futbollistëve apo sportistëve nga Kenia, tregimet do të ishin të këtij lloji: "Pas shumë viteve në sport, ish-lojtari i talentuar po vuan në varfëri".
Por një gjë nuk mund të thuhet edhe për rekordmenin e futbollit të Kenisë, i cili në një edicion të vetëm realizoi 26 gola në kampionat. Për Boniface Ambanin ky është një tregim i suksesit, pasi ai po "shënon" edhe në biznes, përcjell Koha Ditore shkrimin e DW.
Në ditët e tij si futbollist ka qenë më i miri në kampionatin vendas. Ka nëntë trofe me klube të ndryshme, por edhe shpërblime individuale, si "Këpuca e Artë" me fanellën e ekipit Oserian (2002), pastaj Kenya Pipeline (2005), Tusker (2007) dhe Yanga FC (2008).
Gjatë karrierës ka luajtur për 19 ekipe në vende të ndryshme, kurse për Përfaqësuesen e Kenisë, ka realizuar 17 gola në 35 paraqitje. Mirëpo, karriera e tij përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Në vitin 2010 ai u transferua në Kinë, tek ekipi Xian City FC dhe në ndeshjen e parë dëmtoi nyjën e këmbës.
Në shikim të parë, lëndimi i tij dukej i lehtë, por pas vizitës te mjeku, Ambani u njoftua se pas aventurave futbollistike në Keni, Tanzani, Afrikë të Jugut, Oman, Vietnam dhe Indi është i detyruar t'i thotë lamtumirë futbollit në moshën 30-vjeçare...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Tregimi rrëqethës i Arias - nga varfëria në hero të Kolumbisë
-
Boniface: Kalimi te Milani dështoi shkaku i lëndimeve
-
400 mijë në javë, apo 66 në javë – dallimi i pabesueshëm mes Bayernit dhe Aucklandit
-
Lajm i mirë për Fiorentinën, Kean kthehet në stërvitje
-
Andres Iniesta i jep fund karrierës së mahnitshme