Futbollisti më i vjetër është pjesë e Përfaqësueses së Meksikës, ndërsa më i riu është i Gjermanisë.
Portieri meksikan, Alfredo Talavera, është më i vjetri në Botërorin e Katarit.
Ai i ka 40 vjet e 63 ditë.
Nëse aktivizohet në lojë, do të ishte vetëm futbollisti i tetë që luan me 40 vjet e më shumë në një Botëror.
Futbollisti i Gjermanisë, Youssoufa Moukoko, është më i riu nga gjithë futbollistët e turneut të Katarit.
Ditëlindjen e 18-të do ta festojë në ditën hapëse të Botërorit 2022.