Një histori interesante vjen nga Franca, ku futbollisti Francois-Xavier Fumu Tamuzo ka paditur dy gjigantët farmaceutikë, “BioNTech” dhe “Pfizer”, pasi thotë se vaksina anti-COVID e detyroi të tërhiqej nga futbolli në moshën 30-vjçare.
Tamuzo e mbylli karrierën te Lavali, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Francës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të doja të dija pse trupi im pushoi së funksionuari normalisht pasi u vaksinova”, ka thënë Tamuzo, i cili para pak ditësh vendosi të pensionohej.
Ai është i bindur se vaksinat anti-COVID ia kanë shkatërruar karrierën, prandaj ka vendosur për padi. Sipas “Le Parisien”, probleme fizike për Tamuzon filluan në vitin 2021, pasi mora dy dozat e para të vaksinës.
Filloi me lëndim të gjurit dhe në mars mori vaksinën e tretë dhe pas kësaj iu këput tendina e Akilit. Tamuzo beson se gjithçka lidhet me vaksinën.
“Nuk e kuptoj pse trupi im pushoi së punuari. Nuk mund të eci më gjatë, vrapimi më është bërë i pamundur. Gjithçka më dhemb edhe kur ngjitem ose zbres shkallët", ka deklaruar Tamuzo.
Seanca e parë është caktuar për në fillim të korrikut në Paris.
Tamuzo konsiderohej si talent i madh. Ka luajtur edhe për të rinjtë e Francës.
Gjatë karrierës së tij, Tamuzo luajti për Auxerre, Quevilly, Beziers dhe Laval në Francë dhe Maritimo në Portugali.