Zinedine Zidane është larguar tashmë nga detyra e trajnerit të Realit dhe menjëherë kanë ardhur edhe reagimet e futbollistëve të skuadrës madrilene.
Kapiteni Sergio Ramos shkroi: “Si lojtar, tani si trajner, ti shkove në momentin më të mirë. Faleminderit për dy vjet e gjysmë të futbollit, punës së madhe, ngrohtësisë dhe shoqërisë. Ti po largohesh por trashëgimia jote do të mbetet gjithmonë. Është njëra nga periudhat më të suksesshme në historinë e lavdishme të Real Madridit”.
E futbollisti më i mirë i madrilenëve, Ronaldo, shkroi se ka qenë krenar për të qenë lojtar i Zidanet, transmeton KTV.
Mesfushori elegant, gjermani Toni Kroos, shkroi: “Gracias Mister! Ka qenë kënaqësi”, thuhet në postimin e Kroosit me një fotografi që shfaq ndarjen e një momenti me Zidanen.
Falënderim ka dhënë edhe braziliani Marcelo.
“Trajneri Zizou. Kam mësuar kaq shumë nga ju! Jam kënaqur në çdo stërvitje si një fëmijë, nga çdo pjesë e këshillave. Ti ke qenë shumë i veçantë për mua. Ke bërë historinë me punën tënde, dedikimin, pasionin dhe mbi të gjitha, thjeshtësinë. Faleminderit trajner”.
Edhe
Reali konfirmon largimin e Zidanet
listën e falënderimeve në rrjetin social Twitter nga futbollistët e Real Madridit, nuk mund të mungonte as Dani Carvajal, që ishte i pafat në finale kundër Liverpoolit, pasi u zëvendësua për shkak të lëndimit.
“Zidane, faleminderit për këto dy vjet e gjysmë si trajner i yni. Ke qenë profesionalisht i jashtëzakonshëm njësoj si i gjithë stafi juaj. Kam mësuar shumë si lojtar dhe si person nën komandën tënde. Ju dëshiroj çdo të mirë”, ka shkruar Carvajal.