Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistët e Përfaqësueses shpërndajnë fanella të Kosovës për Vitin e Ri

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpërndarë sot fanella të Kombëtares së Kosovës në shenjë dhurate për festën e Vitit të Ri.

Nëpër sheshet e Prishtinës, presidenti i FFK-së, Agim Ademi lojtarët si Edon Zhegrova, Emir Sahiti e Visar Bekaj dhe udhëheqësin e tifo-grupit “Dardanët”, Lul Berisha, shpërndanë për fëmijë e të rritur fanella dhe shalle të Kosovës, raporton KP.

Me këtë rast, Ademi tha se ky akt vjen si pasojë e mungesës së tifozëve në stadium, derisa uroi për një vit sa më të mbarë dhe pa pandemi.

Pas Ademit për mediat foli edhe futbollisti i ri i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti, i cili u shpreh tejet i lumtur.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkangjitur Kombëtares së Kosovës, besoj dhe shpresoj që do ta jap maksimumin tim, këtu jam rritur dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha Sahiti.