Sport

Futbollistet e Kosovës po përgatiten për ndeshjen me Estoninë

Futbollistet e përfaqësueses së Kosovës, të premten, kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në vend, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese ndaj Estonisë.

Të shtunën, përfaqësuesja udhëton për në Estoni, ku më 8 tetor në Tartu luhet ndeshja e Grupit A të eliminatoreve për "Euro 2021", transmeton Koha Ditore.

Kosova kishte fituar 2:0 ndaj Turqisë më 30 gusht, ndërsa pësoi 5:0 më 3 shtator nga Sllovenia. Të premten është dashur të luhet ndeshja Kosova - Rusia, që është shtyrë nga UEFA për shkaqe sigurie. Estonia humbi 7:0 nga Holanda e 4:0 nga Rusia.

Të premten barazoi pa gola në udhëtim me Turqinë. Kosova më 1 tetor ka nisur përgatitjet për këtë ndeshje.

"Është koha që kundër Estonisë të tregojmë cilësitë tona dhe të dëshmojmë se fitorja ndaj Turqisë nuk ishte e rastësishme. Jam optimiste se nga Estonia do të kthehemi me fitore", ka thënë futbollistja Erëleta Memeti.