Futbollistet e Kosovës, të martën kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet që i luajnë këtë muaj në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve, ka njoftuar FFK-ja.
“Dardanet” janë stërvitur në kampin nacional në Hajvali nën urdhrat e selektores Anneli Andersen për duelet e Grupit 5. Të dyja ndeshjet në kuadër të këtij grupi, Kosova i luan ndaj Maqedonisë së Veriut.
Dueli i parë, zhvillohet më 27 tetor në Shkup, ndërsa më 31 tetor, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, do të përballen në Prishtinë.
Kosova tashmë e ka luajtur një ndeshje në Ligën e Kombeve, ku ka barazuar në udhëtim te Bullgaria.