Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistët e Kosovës nisen për në Belfast

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur të premten paradite për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast, ku të shtunën, do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot në orën 16:30 sipas kohës tonë lokale do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në kryeqytetin irlandezo-verior.

Dueli mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës, zhvillohet të shtunën prej orës 18:00 dhe i takon Grupit D të Ligës C.