Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistët e huaj po i hedhin pasaportat e tyre për ato kineze

Në janar të vitit 2019, Nico Yennaris hoqi dorë nga pasaporta britanike, u vendos në Pekin dhe u bë një qytetar i natyralizuar i Kinës. Në moshën 26-vjeçare, ai mori edhe emrin e ri.

Tash njihet si Li Ke, transmeton Koha Ditore shkrimin e CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke u rritur në lindje të Londrës, Yennaris kishte ndoshta ëndrrat më britanike të fëmijërisë: donte të bëhej një yll i famshëm i futbollit. I lindur në vendin e David Beckhamit, nga baba qipriot dhe nënë kineze, Yennaris pati një fillim të mbarë.

Në moshën 7-vjeçare, ai iu bashkua akademisë së Arsenalit, një linjë produkti e talenteve të Premier Leagues dhe luajti për Anglinë në nivele të të rinjve. Por një seri e lëndimeve i kushtuan atij që të humbasë bursën prestigjioze dhe më pas e rrëzuan atë në rangje të ulëta. Por Yennaris zgjodhi një rrugë tjetër për të arritur te niveli i yllit.

Ai shikoi nga Kina.

Më herët këtë vit, Yennaris firmosi me Beijing Sinobo Guoan FC, një klub që tash ka më tepër vlerë sesa Milani në Itali. Brenda pak muajve, ai u bë lojtari i parë i natyralizuar që shënoi në Superligën e Kinës në Futboll (CSL) dhe po ashtu që luajti për përfaqësuesen e Kinës, duke u aktivizuar në ndeshjen ndaj Filipineve....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)