Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistet e Barcelonës me stinor perfekt në ligë, 30 fitore në 30 ndeshje

Futbollistet e Barcelonës e kanë mbyllur një stinor perfekt në elitën e futbollit të Spanjës. I kanë shënuar 30 fitore nga 30 ndeshje, duke mbledhur në total 90 pikë e duke shënuar 159 gola dhe pranuar vetëm 11 sosh.

Barcelona në xhiron e fundit të dielën mposhti Atletico Madridin me rezultatin 2:1.

Irene Paredes (11’) dhe Aitana Bonmati (23’) shënuan për Barcelonën, ndërsa Amanda Sampedro (64’) për Atleticon.

Barcelona e ka përfunduar stinorin me 24 pikë më tepër se Real Sociedadi që ka dal i dyti.

Real Madridi, ku luan Kosovare Asllani, ka përfunduar në vend të tretë me 60 pikë.

Edhe “Manita” e Barcelonës ndaj Real Madridit Sport “Manita” e Barcelonës ndaj Real Madridit

 

Futbollistet e Barcelonës gjenden edhe në finale të Ligës së Kampionëve, ku më 21 maj do të përballen me Lyonin në Torino. Ndërsa janë në garë edhe në Kupën e Spanjës. Gjenden në gjysmëfinale, ndërsa përballë do ta kenë Real Madridin.