(Përditësuar - 14:56) - Fushë Kosova ka regjistruar tjetër rezultat pozitiv, pasi të dielën barazoi me Prishtinën pa gola. Ishte ndeshja e pestë rresht pa pësuar disfatë për Fushë Kosovën.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 26-të të elitës së futbollit kosovar dhe u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Prishtina nga minuta e 32-të luajti pa portierin Ardit Nika që u ndëshkua direkt me të kuq.
Fushë Kosova në pesë ndeshjet e fundit ka edhe dy barazime, me Lirinë dhe Dukagjinin, ndërsa ka fituar përballë Dritës e Ballkanit. Fushë Kosova në vendin e parafundit ka 20 pikë, ndërsa Prishtina mbetet me 38 pikë.
Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
Ndeshja e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll po zhvillohet në Lipjan.
Të dy skuadrat janë në ecuri të mirë rezultatesh.