Ndeshjet më të mira, sipas mendimit të të gjithëve, janë në Tabard Gardens - jo shumë larg stacionit të metrosë, në fushën Astro Turf të qendrës Damilola Taylor në Peckham.
Atje standardi është më i lartë, konkurrenca më e ashpër dhe talentet më të shquara, përcjell Koha Ditore. Në verë, veçanërisht, ndeshjet mund të bëhen më të mira, kur disa lojtarë që kanë lënë projektet e strehimit të Londrës jugore dhe kanë arritur në Premier League apo në rangje më të ulëta, kthehen aty.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta kthehen për të kujtuar ku çdo gjë nis dhe për të luajtur me shokë. Por, kryesisht vijnë për të dëshmuar se ende mund të luajnë atje.
Londra dominon hartën e futbollit anglez. Me gjithë ata miliona funte që janë shpenzuar nga Manchester Unitedi, Manchester City dhe Liverpool, stinori ka përfunduar me ekipin londinez Chelsea si kampion të Premier Leagues, ekipi i tjetër nga Londra, Tottenham, si nënkampion dhe ekipin e tretë londinez Arsenal, duke fituar FA Cup.