Boksieri i peshave të rënda, Tyson Fury, thotë se do të tërhiqet nga boksi pas meçit të tij kundër Dillian Whyte muajin e ardhshëm.
Dy herë kampioni i botës, në moshën 33-vjeçare, do të përballet me rivalin e tij britanik Whyte në stadiumin Wembley më 23 prill.
Fury më pas pritej të përballej me fituesin e revanshit të Anthony Joshua me Oleksandr Usykun më vonë këtë vit.
Por Fury thotë se do t’i “varë dorezat” për të kaluar kohë me gruan e tij dhe gjashtë fëmijët.
“Kjo është lufta e fundit e karrierës sime, unë do të tërhiqem pas kësaj. 150 milionë dollarë në bankë, i shëndetshëm, i ri, do të blej një jaht të madh jashtë vendit. Po tërhiqem, jam jashtë, kjo është lufta ime e fundit, kam mbaruar”, ka thënë Fury.
Fury po fliste në një konferencë për shtyp të martën për përballjen e tij kundër Whyte, i cili kishte refuzuar të merrte pjesë.