Tyson Fury pritet të rikthehet në ring gjatë verës dhe brenda 12 muajsh synon të sfidojë kampionin e peshave të rënda, Anthony Joshua.
Boksieri problematik rikthimin në boks do ta konfirmojë të premten në Londër, transmeton Koha.net.
Fury ishte jashtë ringut për dy vjet e gjysmë shkaku i dështimit të testeve të drogës pasi mposhti Wladimir Klitschkon në Gjermani në nëntorin e vitit 2015.
I ashtuquajturi “Gypsy King” në muajt e fundit ka nisur stërvitjet dhe ka humbur peshë si përgatitje për duelet e radhës.
Artikuj të ngjashëm