Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fury për Seferin: Këta tipat shqiptarë janë shumë, shumë të fortë

Tyson Fury ka treguar arsyen përse ka zgjedhur boksierin shqiptar Sefer Seferi për duelin e tij të parë që kur iu rikthye boksit nga suspendimi për përdorim të substancave të palejuara.

Fury ka thënë se i duhej një kundërshtar i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Boksieri britanik ka thënë se te shqiptarët e ka parë qëndrueshmërinë në duele, transmeton Koha.net.

“Këta tipat shqiptarë janë shumë, shumë të fortë”, ka thënë Fury. “Për këtë aryse zgjodha dikë shumë të qëndrueshëm”.

“Më duhen raundet sepse nuk kam boksuar për kohë të gjatë. Më duhen raundet. Nuk më duhet nokauti pas dhjetë sekondave. Më duhet dikush i fuqishëm që mund të përballojë grushtet dhe që sulmon dhe më vë në presion”, ka thënë Fury për Seferin.

I ashtuquajturi “Gipsy King” ka thënë se përballjen me boksierin shqiptar Sefer Seferi e ka marrë shumë seriozisht, por nuk pret të ketë probleme kundër tij.

“Mendoj se është i mirë, është shumë i mirë. Çdo boksier që ka 24 ndeshje dhe ka humbur një me pikë dhe kurrë nuk është nokautuar mendoj se nuk duhet të nënvlerësohet”, ka thënë Fury.