Nuk ka festuar shumë, por ka vazhduar të bëjë atë që di më së miri - të shënojë gola. Plot tri herë ka realizuar sulmuesi Besart Berisha në fitoren 5:2 të Melbourne Victory ndaj Central Coast Mariners, të dielën në takimin e javës së 23-të të kampionatit të Australisë, A-League.
Berisha pati edhe një asistim, ndërsa si në shumë raste të tjera reagoi me gola pas situatave të tensionuara që kalon, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me paraqitjen e së dielës Berisha 32-vjeçar, “udhëhoqi” sulmuesit kosovarë në një fundjavë shpërthyese për ta. Pos tij, gola realizuan edhe Atdhe Nuhiu, Veton Berisha, Donis Avdijaj, Albian Ajeti.
Berisha shënoi një gol me këmbën e djathtë, një me të majtën dhe një me kokë, ndërsa nuk festoi thuajse fare.
Gjatë javës ai u zëvendësua në një ndeshje të Championsit aziatik dhe reagoi ashpër. Mbeti i pakënaqur për zëvendësimin, ndërsa rëndësinë që ka për skuadrën e dëshmoi të dielën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)