Klubi i futbollit Besa nga Peja ishte ndër skuadrat e para që nisi organizimin për këtë edicion në Superligën e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Gjatë verës së vitit të kaluar u përforcua me lojtarë dhe me trajnerin e njohur në futbollin kosovar, Gani Sejdiu. Shpalosi edhe synimet e mëdha që kishte - daljen në Evropë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor në fund të këtij edicioni, që është afër, skuadra do të ngelet gati pa asnjë synim të përmbushur, plus do të jetë e veshur me "kostumin" e turpit.
Ekipi pejan nuk rrezikon të bjerë nga elita, pasi është në krye të renditjes dhe shumë afër finales së Kupës, por ato që e kanë përcjellë së fundi e bëjnë një stinor të dështuar e të turpshëm.
Skuadra që bëri shumë investime, ka kohë që ka hequr dorë nga titulli, ndërkohë së fundi ka hequr dorë edhe nga procesi i licencimit për gara evropiane, gjë që edhe nëse fiton Kupën, nuk do të dalë në Evropë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.