Polonia dhe Rusia kanë barazuar të dielën në Evropianin e hendbollit. Ndeshja në Bratislavë përfundoi 29:29 dhe tashmë asnjëra përfaqësuese nuk ka gjasa për gjysmëfinale. Rusia ka tri pikë nga katër ndeshje, ndërsa Polonia është e fundit në Grupin II të raundit kryesor me një pikë.
Ishte kjo ndeshja me fundin më dramatik në Evropianin që po mbahet në Hungari e Sllovaki. Tre sekonda para fundit Polonia shënoi për 29:28 dhe polakët nisën festën e fitores.
Më pas rusët morën “time-out”. Pas rifillimit të lojës topin në gjysmë të fushës e mori Sergei Kosorotov. Ndonëse bëri hapa më shumë se që është e lejuar, Kosorotov goditi nga rreth 15 metra dhe shënoi për 29:29.
Krajewski & Daszek airlines ✈️ pic.twitter.com/72dzYC3fLF
— Handball Polska (@handballpolska) January 23, 2022