Mbrojtësi i krahut të majtë, Antonee Robinson, mund të largohet nga Fulhami në verë, por vetëm nëse klubi i interesuar për shërbimet e tij do ta paguajë shumën e kërkuar. Fulhami tashmë ai ka caktuar çmimin Robinsonit, për të cilin po kërkon hiç më pak se 40 milionë euro.
Ky veprim i Fulhamit ka ardhur pasi interesim për amerikanin ka shprehur skuadra e Manchester Cityt. Te City 25-vjeçari po shihet si zëvendësim ideal për Joao Cancelon, i cili është huazuar te Bayern Munichu.
Robinson ka kontratë me Fulhamin deri në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 20 paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Fulhamit prej vitit 2020 kur iu bashkua nga skuadra e Wiganit. Interesim për amerikanin kanë shfaqur edhe Milani e Interi.