Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fulhami avancon në raundin e katërt të Kupës FA

Skuadra e Fulhamit ka avancuar në raundin e katërt të Kupës FA. Ekipi nga Premier League, e eliminoi Rotherham Unitedin në duelin e luajtur të premten në Londër.

Fulhami triumfoi me rezultatin minimal 1:0, ndërsa golin e fitores e realizoi Bobby Decordova-Reid në minutën e 24-t të ndeshjes.

Ndërkohë, dueli tjetër, ai ndërmjet Brentfordit dhe Wolverhamptonit ka përfunduar pa fitues – 1:1. Kështu që duhet të luhet edhe një ndeshje tjetër për t’u përcaktuar ekipi që do të avancojë në raundin e katërt të kësaj gare.

Neal Maupay (41’) e kaloi Brentfordin në epërsi, ndërsa Tommy Doyle (64’) barazoi shifrat. Te Brentfordi në portë ishte portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha, ndërsa Wolvesi prej minutës së nëntë luajti me një lojtar më pak për shkak se me karton të kuq u ndëshkua Joao Gomes.

Artikuj të ngjashëm