Skuadra e Atalantas edhe zyrtarisht e ka aktivizuar rinovimin e kontratës së Remo Freulerit, por klubi italian ka nisur negociatat me lojtarin për ta zgjatur deri në vitin 2025.
Zvicerani 29-vjeçar ka qenë pjesë e Atalantas prej vitit 2016 kur iu bashkua nga skuadra e Luzernit për dy milionë euro. Në kontratën që i skadonte në fund të këtij edicioni, klubi kishte të drejtën e aktivizimit të opsionit për ta vazhduar deri në vitin 2023, gjë të cilën e ka bërë të martën.
Mirëpo, mediumet në Itali kanë raportuar se palët janë në negociata për ta vazhduar deri në vitin 2025, me kusht dukshëm më të mirë.
Freuler është njëri prej lojtarëve kryesor në ekipin italian dhe trajneri Gian Piero Gasperini po dëshiron ta mbajë sa më gjatë në skuadër. Këtë edicion, Freuler ka shënuar një gol në shtatë ndeshje për Atalantan në të gjitha garat.