Futbollisti i Zvicrës, Remo Freuler ka folur për mediat të shtunën. Por ai ka refuzuar të flasë për kapitenin Granit Xhaka, përkatësisht të përgjigjet në pyetjet jo shumë tipike që i janë bërë për mesfushorin.
“Nuk brengosem për politikën. Jam këtu për t’u përgjigjur për sportin”, ka thënë Freuler.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetarët zviceranë kanë insistuar në pyetje për veprimet e Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë.
“Nëse vazhdopni të pyesni kështu, atje është dera, jeni të lirë të shkoni”, ka vazhduar Freuler.
Zvicra mposhti 3:2 Serbinë mbrëmë dhe u kualifikua në fazën me eliminim direkt në Kupën e Botës.