Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frankfurti drejt finales, udhëheq 1:0 ndaj West Hamit

Pasi ka fituar 2:1 ndeshjen e parë në Londër, Eintracht Frankfurti po udhëheq 1:0 ndaj West Hamit edhe në ndeshjen e kthimit në Gjerman. Me 1:0 ka përfunduar pjesa e parë.

Frankfurti e West Hami po luftojnë për një vend në finale të Ligës së Evropës, ndërsa shumë më afër saj është skuadra gjermane.

Rafael Borre ka shënuar për 1:0 në minutën e 26-të.

Për më tepër, skuadra gjermane prej minutës së 19-të luan me një lojtar më shumë në fushë. Direkt me karton të kuq është përjashtuar Aaron Cresswell.