Sulmuesi Antoine Griezmann ka shënuar golin e vetëm në fitoren e Francës në udhëtim ndaj Bosnjë-Hercegovinës (1:0).
Griezmann realizoi gol në minutën e 60-të pas asistimit të Adrien Rabiotit për ta përforcuar Francën në krye të Grupit D, të cilit i prinë me shtatë pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve të zhvilluara.
Ndërkohë, Bosnjë-Hercegovina që ka një ndeshje më pak se Franca, pësoi humbjen e parë në këto eliminatore. Bosnja renditet e katërta në grup me një pikë.
Artikuj të ngjashëm