Sulmuesi Kylian Mbappe është kujdesur që Franca ta konfirmojë pjesëmarrjen në “Euro 2024”. Futbollisti i PSG-së ka shënuar dy gola në fitoren 2:1 të Francës në udhëtim te Holanda, të premten mbrëma.
Me këtë fitore, Franca është kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm pa përfunduar ende cikli eliminator.
Golin e parë, Mbappe e shënoi në mintën e shatë, ndërsa të dytën në minutën e 53-të të takimit.
Për holandezët, realizoi Quillindischy Hartman në minutën e 83-të.
Me 18 pikë të tubuara, Franca ka focuar vendin e parë në grup pas 6 ndeshjeve të zhvilluara. Ndërkohë, Holanda ka 9 pikë dhe renditet e treta.