Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca nuk gabon përballë Gjibraltarit

Me rezultatin 3:0 ka fituar të premten mbrëma Franca, finalistja e Botërorit të Katarit.

Franca mposhti në udhëtim Gjibraltarin në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Evropian.

Olivier Giroud shënoi në minutën e tretë, ndërsa Kylian Mbappe në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë nga penalltia.

Autogoli i Aymen Mouelhit e mbylli çështjen e fituesit në minutën e 78-të.

Franca ka nëntë pikë në pozitën e parë, kurse Gjibraltari i fundit është pa pikë.

Artikuj të ngjashëm