Franca e ka nisur me fitore Evropianin e hendbollit. Kampionati i 15-të Evropian i hendbollit ka nisur të enjten në Hungari dhe Sllovaki.
Franca në kuadër të grupit C u takua me Kroacinë në Szeged dhe fitoi me shifrat 27:22. Pas pjesës së parë francezët kishin epërsi prej dy golash.
Në ndeshjen tjetër të grupit C, Serbia fitoi 31:23 ndaj Ukrainës.
Ndeshje e fortë ishte ajo në mes të Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të grupit A. Fitore me shifrat 27:25 ka shënuar Sllovenia. Po në grupin A, Danimarka e udhëhequr nga ikona Mikkel Hansen e mposhti Malin e Zi me shifrat 30:21.
Ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Hungarisë dhe Holandës. Fitore shënuan holandezët me shifrat 31:28.
Artikuj të ngjashëm