Sport

Franca e pandalshme, shënon katër gola ndaj Australisë

Me gjithë mungesën e Karim Benzemas, sulmi i Francës ka funksionuar si duhet në ndeshjen e parë të Botërorit “Katari 2022”.

Të martën mbrëma, Franca fitoi 4:1 ndaj Australisë. Kështu francezët nisën me fitore bindëse mbrojtjen e titullit që e fituan katër vjet më parë në Rusi.

Australia kaloi në epërsi në minutën e nëntë kur Craig Goodwin shënoi gol të bukur. Por australianët nuk patën forcë për të mbajtur epërsinë, përkatësisht për të përballur sulmin e “trekolorëve”.

Adrian Rabiot barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 27-të.

Në minutën e 32-të në skenë doli Olivier Giroud, që shënoi për 2:1. Në mungesë të fituesit të Topit të Artë, Benzema, Giroud ka zënë vend në sulmin e frikshëm të Francës.

Superylli Kylian Mbappe shënoi gol të bukur në minutën e 68-të për rezultatin 3:1. Ndërsa dilemat për fituesin u hoqën përfundimisht në minutën e 71-të. Mbappe këtë herë asistoi për Giroudin që realizoi me goditje me kokë për 4:1.

Giroud me dy golat e së martës është barazuar me Thierry Henry si realizatorët më të mirë në histori të përfaqësueses së Francës.

Ndërkohë Franca me paraqitjen bindëse ndaj Australisë është konfirmuar si pretendente për titull të kampionit.


Sulmuesi me përvojë, Olivier Giroud ka shënuar edhe një gol në ndeshjen e Francës me Australinë.

Pas krosimit të bukur të Mbappes, Giroud shënoi për 4:1 në minutën e 71-të.

Kliko KËTU për ta parë golin


Superylli Kylian Mbappe ka shënuar golin e parë në Botërorin në Katar. Ai shënoi për 3:1 në ndeshjen mes Francës dhe Australisë.

Mbappe shënoi në minutën e 68-të. Ai realizoi me goditje me kokë.

Kliko KËTU për ta parë golin


Ndonëse pësoi gol të hershëm, Franca është kthyer në lojë në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Australisë.

Kampionia në fuqi, Franca, ka dominuar plotësisht në minutat e fundit dhe në pushim ka shkuar me epërsinë prej 2:1.


Franca është kthyer shpejt në ndeshjen ndaj Australisë. Tani udhëheq 2:1.

Për 2:1 shënoi Olivier Giroud në minutën e 32-të.

Kliko KËTU për ta parë golin


Franca ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Australisë.

Në minutën e 27-të, Adrien Rabiot ka shënuar gol me goditje me kokë. Rezultati është 1:1.

Kliko KËTU për ta parë golin


Australia ka kaluar në epërsi ndaj Francës.

Për rezultatin 1:0 ka shënuar Craig Goodwin në minutën e nëntë. Ai shënoi gol të bukur me goditje nga zona.

Kliko KËTU për ta parë golin


Ka nisur ndeshja e vlefshme për Grupin D në Kupën e Botës mes Francës dhe Australisë.

Takimi po zhvillohet në stadiumin “Al Janoub”.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Danimarka barazoi pa gola me Tunizinë.