Ekziston një zyrë në fund të një korridori të qetë në katin përdhes të fakultetit sportiv të Universitetit të Portos. Nuk është një vend që ka shumë qarkullim dhe nuk është i dekoruar.
Pronari i dhomës, Vitor Frade, një profesor në pension, ka ligjëruar për më tepër se tri dekada në universitet, shkruan sot Koha Ditore. Por ai mban zyrën e tij, si vend i përshtatshëm për vizitorë të shumtë që vijnë nga bota për të marrë këshilla dhe thjesht për të folur me të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë karrierës së tij të gjatë, Frade nuk ka arritur sukses të vogël akademik, por nuk mund të përshkruhet si i famshëm, jo në sensin se çfarë kupton futbolli zakonisht, raporton NYT. Tifozët nuk e thërrasin emrin e tij në stadiume, si dhe nuk i kërkojnë autografe në rrugë.
Ai nuk ishte një lojtar me emër. Kurrë nuk kishte drejtuar një skuadër si trajner. Por Frade 73-vjeçar është nga ata të rrallët: një prej teoricienëve më të rëndësishëm të futbollit.
Kontributi i tij i madh për sportin është ndarja taktike, një qasje në menaxhment që shpesh është karakterizuar si stil trajnimi...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.