Ishte viti 2003 kur lojtari aktual i Barcelonës, Riqui Puig, kishte bërë një fotografi me lojtarin e pëlqyer të fëmijërisë së tij. Bëhet fjalë për njërin prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të Barçës, Xavi.
Xavi tani është trajner i Barcelonës e rrjedhimisht edhe i Riqui Puig.
Puig kishte bërë fotografinë me Xavin, së bashku me vëllain e tij, Tonin. Ardhja e Xavit në pozitën e trajnerit të Barcelonës ka ngjallur entuziazëm te tifozët e shumtë të kësaj skuadre. Puig 22-vjeçar, është mesfushor qendror te Barcelona.