Garuesi meksikan i Red Bullit, Serbio Perez ka fituar garën dramatike të Formula 1 të mbajtur sot në Azerbajxhan.
Garën ishte duke e kryesuar holandezi i Red Bullit, Max Verstappen, pesë rrathë para fundit. Kishte epërsi komode, por i shpërtheu goma e majtë, duke bërë që të përplaset për mur rrethues me shpejtësi të lartë.
Verstappen shpëtoi nga lëndimet, por humbi mundësinë që të siguronte 25 pikë.
Pasi vetura e sigurisë u fut në shteg, gara u ndalua përkohësisht dhe gjithë garuesëve u dha mundësia të ndërronin rrotat dy rrathë para fundit.
Por, në rifillim pësoi keq kampioni, Lewis Hamilton i Mercedesit. Ai ra prapa në pozitën e 15-të. Ndërsa Perez fitoi vetëm garën e tij të dytë në Formula 1 dhe të parin që kur iu bashkua Ferrarit.
Gjermani Sebastian Vettel i Aston Martinit doli i dyti, ndërsa Pierre Gasly i Alpha Taurit përfundoi i treti.
Në renditjen e përgjithshme në F1 kryeson Verstappen me 105 pikë, katër më tepër se Hamilton që zë vendin e dytë. Perez është ngritur në pozitën e tretë me 69 pikë.