Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formula 1 në vitin 2020 mbahet në Vietnam

Hanoi, 7 nëntor - Vietnami në vitin 2020 për herë të parë do të jetë vendi pritës i garës së kampionatit të Formula 1. Këtë e bëri të ditur drejtori ekzekutiv i Formula 1, Chase Carey.

Gara do të mbahet në rrugët e qytetit vietnamez Hanoi, ndërsa rruga do të jetë e gjatë 5.565 kilometra.

Ky do të jetë ndryshimi i parë në kalendarin e Formula 1 që kur pronar është bërë Liberty Media.

Formula 1 ka 21 gara të renditura në një kalendar për vitin 2019.

Sezoni 2018 ka dy gara për të shkuar, në Sao Paulo dhe Abu Dhabi.

Artikuj të ngjashëm