Janë publikuar formacionet për ndeshjen Moldavi – Kosovë, ndeshja e parë e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, Grupi 3 në Ligën C.
Takimi nis në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në Itali, pasi që Moldavia nuk e njeh Kosovën si shtet.
Te Përfaqësuesja e Kosovës është kthyer anësori Arbër Zeneli pas një kohe të gjatë për shkak të një lëndimi të rëndë. Në mungesë të Vedat Muriqit, qendërsulmues do të luajë Benjamin Kololli.
