Interi nuk ka bërë asnjë ndryshim nga fitorja e parë në Lisbonë ndaj Benficës 2:0, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Edin Xheko 37-vjeçar, sërish do të jetë në sulm bashkë me Lautaro Martinezin, ndërsa Lukaku, i cili e shënoi golin e dytë të Interit nga penalltia në Portugalia, është në bankën rezervë.
Formacioni i Interit: Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco, Martinez, Dzeko. Vetëm një ndryshim nga java e kaluar ka bërë Benfica. Kapiteni Nicolas Otamendi kthehet në formacionin titullar, pasi ishte i suspenduar në duelin e parë.
Mbrojtësi brazilian Morato, kthehet në bankën rezervë. Formacioni i Benficas: Vlachodimos, Gilberto, Silva, Otamendi, Grimaldo, Florentino, Chiquinho, Rafa Silva, Joao Mario, Aursnes, Goncalo Ramos.