Trajneri portugez Paulo Fonseca pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Romës për edicionin e ardhshëm. Mediumet italiane kanë raportuar të premten se palët janë afër marrëveshjes dhe se zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.
Fonseca do të largohet nga Shakhtar Donetsku, ekip të cilin e ka drejtuar prej vitit 2016, për të marrë Romën, transmeton “Koha Ditore”. Ai me ekipin italian do të firmosë kontratë trevjeçare, me pagë vjetore prej dy milionë eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo46-vjeçari në këtë post do ta zëvendësojë Claudio Ranierin, të cilit i ka skaduar kontrata me Romën në fund të edicionit 2018/19.
Fonseca ka fituar tre tituj kampioni në Ukrainë, kurse si trajner ka punuar edhe te Braga, Pacos Ferreira, Porto e Aves.