Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Foden thotë se City është dashur t’i shfrytëzojë më mirë rastet

Sulmuesi i Manchester Cityt, Phil Foden ka thënë se skuadra e tij është dashur t’i shfrytëzojë më mirë rastet e krijuara. Ai shënoi njërin nga katër golat në fitoren 4:3 ndaj Real Madridit.

“Për tifozët qartë se ishte një ndeshje e madhe futbolli. Ne e dimë se nëse e humbim topin në këto ndeshje atëherë do të dënohemi. Është diçka në të cilën duhet të punojmë”, ka thënë Foden.

“Kemi pasur raste për ta mbyllur sfidën. Në ndeshje si kjo duhet të shfrytëzohen rastet që krijohen”, ka shtuar Foden.

City ka shënuar katër gola, por po ashtu ka humbur shumë raste tjera të mira.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Bernabeu”.