Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fluturim privat për Marcelon drejt Chelseat

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, u tha se mund të mos jetë pjesë e madrilenëve në duelin kthyes të gjysmëfinales kundër Chelseat në “Stamford Bridge” në kuadër të Ligës së Kampionëve. Mungesa e tij kishte të bënte me detyrat e tij si qytetar në zgjedhjet rajonale në Madrid, shkruan “El Mundo”.

Megjithatë, tani mediat në Spanjë shkruajnë se braziliani, megjithatë, do të luajë kundër Chelseat në duelin kthyes, por Real Madridit do t’i kushtojë mjaftë shumë udhëtimi i Marcelos drejt Londrës.

Lojtari do të jetë pjesë e procesit elektoral të martën, por mund të udhëtojë në Londër me aeroplan privat ditën tjetër.

“Diario AS” ka bërë të ditur se madrilenët do të paguajnë 20 mijë euro, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te skuadra “mbretërore”.