Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, këtë të premte do të zhvillohet sfida e kickbox-it mes shqiptarit, Florian Markut dhe serbit, Sladjan Dragishiqit.
Ashtu siç ndodh gjithmonë në prag të çdo dueli sportistët iu nënshtruan procesit të matjes së peshës për të dhënë më pas edhe një konferencë shtypi me Florian Markun që u shfaq i bindur për fitoren, transmeton kp.
“Mezi po e pres këtë ndeshje dhe jam shumë i motivuar. Dëshira ime është që të përballemi në këmbë. Por ju premtoj se nëse do të ndeshemi në boks atëherë Sladjan do të flejë që në raundin e parë”, u shpreh Marku.
Të njëjtin optimizëm e synim e shfaqi edhe Dragishiq.
“E respektoj kundërshtarin tim, Florian Markun. Por unë kam ardhur këtu i përgatitur dhe me synimin për të fituar këtë përballje. Gjithsesi ky është një sport dhe unë uroj që të fitojë më i miri”, tha Dragishiq.
Edhe
Meçi ndërmjet Florian Markut dhe serbit Dragishiq – LIVE
Florian Marku kishte nisur përgatitjet prej 2 muajsh në Tajlandë dhe deri tani nuk ka pësuar asnjë humbje.
Dueli mes tij dhe Sladjan Dragishiqit do të zhvillohet në orën 19:00 të së premtes.