Futbollisti i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, e ka bërë asistimin e parë në Superligën e Turqisë të dielën gjatë ditës.
Kasimpasa fitoi 2:0 kundër Genclerbirligit në kuadër të xhiros së 10-të në elitën e futbollit turk.
Hadërgjonaj që luajti në gjithë ndeshjen, në minutën e 17-të të duelit, dha një top për Armin Hoxhiqin që nuk gaboi nga kjo pozitë, ndonëse ishte pozitë e dyshimtë jashtë loje.
Hoxhiq e shënoi edhe golin e dytë dhe të rezultatit final në minutën e 25-të.