Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Flamurtari, lideri i befasishëm

Rezultatet e Flamurtarit në dy xhirot e para të Superligës në futboll janë vlerësuar befasuese nga njohës të futbollit, por jo edhe nga sulmuesi i Flamurtarit, Alban Shillova.

Sulmuesi Shillova thotë se Flamurtari është ndryshe nga vitet e kaluara. Ai thekson se skuadra prishtinase me plot meritë ka fituar dy ndeshjet e para të Superligës, shkruan Koha Ditore.

Flamurtari është në vendin e parë me gjashtë pikë, si skuadra e vetme që ka fituar dy ndeshjet e para të edicioni 2018/2019, ndonëse takimi Prishtina - Gjilani nuk është luajtur ende.

Në xhiron e parë Flamurtari mposhti Ferizajn me shifrat 1:0, kurse në fundjavë mposhti kampionen e Kosovës, Dritën, në Gjilan me rezultatin 3:1... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)