Flamujt e Serbisë ishin ata që i "pritën" së pari të gjithë qytetarët e Kosovës që të martën pasdite u futën në stadiumin "Dragan Gjajiq" në periferi të Graçanicës, shkruan sot Koha Ditore.
Ishin rreth 2.000 shikues, thuajse të gjithë të nacionalitetit serb, që përcollën nga afër ndeshjen e futbollit ndërmjet Graçanicës dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit. Bëhet fjalë për një ndeshje të organizuar me qëllim humanitar, por që po ashtu u shfrytëzua për të dëshmuar edhe një herë praninë e Serbisë në Kosovë.
Me të kaluar pjesëtarët e sigurimit që kërkonin biletat, përkatësisht me të shkelur në fushën e blertë, vëreheshin fare qartë mbi dhjetë flamuj të Serbisë të varur në rrethojën e stadiumit. Flamuj të Serbisë, natyrisht, kishte edhe në mesin e tifozëve, disa të tillë.
Kishte gjëra të tjera të shpalosura nga tifozët, përmes të cilave "proklamohej" Kosova si pjesë e Serbisë. Pa nisur ndeshja, spikeri zyrtar lëshoi këngën "Oj Kosovo, Kosovo", një këngë nacionaliste serbe kjo, që Kosovën e quan pjesë të Serbisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
FFK-ja ndalon miqësoren përmes së cilës fyhet Kosova
-
FFK-ja kundër “ndeshjeve humanitare” ku bëhen fyerje e provokime nga serbët
-
FFK-ja në telashe me ndeshjen humanitare të serbëve
-
Si u turpërua Zvezda e Beogradit për flamurin anti-Kosovë
-
Tifozët e Novi Pazarit u kundërpërgjigjën me “Kosova është shqiptare” tifozëve të Zvezdës